Shkurt.ch
Dy miliardë njerëz vuajnë nga “uria e fshehtë”
Indeksi i ri për Urinë Globale paralajmëron se cilësia e ushqimit është po aq e rëndësishme sa edhe sasia.
2 miliardë njerëz në botë vuajnë nga ajo që quhet “uria e fshehtë”.
Indeksi publikohet çdo vit nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Politikat e Ushqimit, Shoqata Welthungerhilfe dhe organizata Concern Worldwide. Ai regjistron nivelin e urisë në 120 vende në zhvillim dhe në tranzicion, transmeton VoA.
Indeksi i radhit vendet në bazë të tre faktorëve, të cilëve u jepet e njëjta peshë: përqindja e njerëzve që janë të kequshqyer; përqindja e fëmijëve nën 5 vjeç që janë nën peshë dhe përqindja e vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit, Dr. Shenggen Fan, thotë se indeksi i vitit 2014 përqendrohet tek uria e fshehur.
Kjo uri e padukshme mund të dobësojë sistemin imunitar, të frenojë rritjen fizike dhe intelektuale dhe madje të shkaktojë edhe vdekjen.
Indeksi Global i Urisë thotë se uria e fshehur po ndodh megjithëse niveli i të uriturve në shumë vende në zhvillim po ulet.
Sipas indeksit, “megjithëse janë arritur përparime të shumta për të ushqyer botën, 805 milionë veta janë ende të ushqyer keq, sepse nuk kanë ushqim të mjaftueshëm”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













