Lajme
Shqipëri-Serbi, marrëdhëniet tregtare kanë shënuar rritje
Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Serbi, nga vitit në vit kanë është rritur dukshëm dhe vetëm në vitin 2013, tregtia arriti në 170 milionë dollarë nga 30 milionë sa ishte në vitin 2007
Pavarësisht se marrëdhëniet politike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë të ftohta, kjo nuk ka ndikuar edhe në relacionet tregtare ndërmjet Tiranës e Beogradit. Madje shkëmbimet tregtare nga vitit në vit kanë është rritur dukshëm dhe vetëm në vitin 2013, tregtia arriti në 170 milionë dollarë nga 30 milionë sa ishte në vitin 2007.
Të dhënat e Institutit të Statistikave për import-eksportet mes dy vendeve, tregojnë për rritje të theksuar ekonomike.
Shqipëria importon nga Serbia energji elektrike, ushqime, produkte kimike, metale e materiale ndërtimi ndërsa eksporton drejt Serbisë energji elektrike, ushqime (përgjithësisht zarzavate) dhe materiale ndërtimi e metale, citon BW.
“Të dhënat e tregtisë së jashtme të raportuara nga INSTAT nuk janë të plota për shkak se energjia elektrike zakonisht regjistrohet si e importuar nga vendi ku është regjistruar kompania që ia shet Shqipërisë dhe disa kompani të tilla janë të regjistruara në vende të tjera pavarësisht se janë kompani serbe”, thuhet në raport.
Përveç energjisë së importuar në linjën Beograd-Podgoricë-Shqipëri, kjo e fundit ia shet, përgjithësisht disa kompanive serbe që dominojnë tregun energjetik të Ballkanit, energjinë e prodhuar tepër në kaskadën e Drinit në periudhat me shumë reshje.
Ndërsa importi tjetër i rëndësishëm i Shqipërisë nga Serbia është ai i skrapit, i cili shkrihet në Elbasan. Po ashtu rritja më e qëndrueshme e importeve të Shqipërisë nga Serbia, sipas të njëjtave statistika, i përket grupit ushqim, pije dhe duhan.
“Në vitin 2007, në Shqipëri u importuan rreth 346 milionë lekë (3.4 milionë dollarë), ushqime nga Serbia ndërsa në vitin 2013, importet e këtij grupi arritën në 4.8 miliardë lekë (48 milionë dollarë)”, citon BW, statistikat zyrtare.
Importet e drithit nga Serbia, po ashtu thuhet se zunë pjesën më të madhe të importeve. “Gjatë vitit 2013, Shqipëria importoi 81 mijë tonë drithë nga Serbia me vlerë të përgjithshme prej 2.9 miliardë lekësh (29 milionë dollarë). Serbia zë një të pestën e të gjitha importeve të drithit në Shqipëri”, thuhet në statistika.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











