Futboll
Migjen Basha kalon në ekipin australian (VIDEO)
Klubi përmes një video prezanton nënshkrimin e kontratës me Bashën
Migjen Basha më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Pas largimit nga Arisi në Greqi, mediat e lidhnin me një kalim të mundshëm tek Tirana, por ish-mesfushori i Kombëtares kishte ofertë edhe nga Australia, nga klubi i Melburn Viktori.
Dhe ditën e sotme janë pikërisht australianët që kanë zyrtarizuar Bashën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi australian prezanton nënshkrimin e kontratës me Bashën për dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Trajneri i ekipit, Marko Kurz, u shpreh mjaft i kënaqur që një lojtar me eksperiencë i bashkohet grupit të tij. “Jam i lumtur që na shtohet edhe një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. Duke parë që ka luajtur në nivele të larta, besoj se do jetë një lider në grup”, deklaroi trajneri i Melburnit.
Më tej, në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi australian ka publikuar edhe disa nga golat e Bashës në karrierë, tek Bari, Torino apo edhe me fanellën e Shqipërisë.
https://www.facebook.com/gomvfc/videos/677961899280064/
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













