Shqipëria
Shqipëri: Projekti viza elektronike për të huajt, në konsultim publik
Është bërë e ditur se Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur për konsultim publik disa ndryshime në projektin “Për të Huajt”, përmes së cilës synon krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online. Kjo do të bëhet me qëllim të lehtësimit në politikën e punësimit të të huajve në vend.
Po ashtu Ministria e Brendshme ka deklaruar se çdo i huaj që ka marrë një herë vizë hyrëse në Shqipëri, për një periudhë kohe prej 59 muajsh, nuk do ketë më nevojë të paraqitet fizikisht në konsullatat për t’u pajisur me vizë, shkruan medial.mk
Ministria e Brendshme e vlerëson këtë, sepse me anë të kësaj do të reduktojë ndjeshëm kohën e marrjes së shërbimit;
- Do të krijojë lehtësira për shtetasit e huaj që aplikojnë për viza;
- Do të evitojë koston e prodhimit të vizave sticker;
- Do të shkurtojë procedurat dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm,
- Gjithçka do të jetë online dhe e aksesueshme nga të gjitha strukturat për trajtimin e vizave;
- Do të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve në vend.
Njëherësh ky projektligj qartëson procedurën për të punuar në Republikën e Shqipërisë, pastaj synohet edhe dhënia e të njëjtave përfitime për hyrjen në tregun e punës në vend, si të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen që aktualisht janë të parashikuara në ligjin përkatës edhe anëtarëve të familjeve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












