Lajme
Trump kërcënon Iranin në OKB
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e filloi fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kujtuar liderëve botërorë se SHBA-ja është “kombi më i fuqishëm në botë”
Ai përmendi shpenzimet “mbi 2.5 trilionë dollarëshe për ushtrinë” që kur ai e mori detyrën, duke thënë se shpreson se nuk do të ketë nevojë të përdorë kurrë këtë fuqi.
Duke folur për pikën më të nxehtë të zhvillimeve në botë, atë të raporteve me Iranin, Trump e fajësoi Iranin për sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.
“Liderët e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri, ashtu edhe në Jemen”, tha Trump, duke shtuar se përderisa sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të fuqizohen.
“Një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e që duan paqen sot është regjimi shtypës në Iran”, tha Trump, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e tjerë të koalicionit në Afganistan për të luftuar terrorizmin.
Presidenti Trump ka kritikuar praktikat tregtare të Kinës, duke thënë se ky vend ka refuzuar të miratojë reformat e premtuara dhe në vend të kësaj, ajo ka përqafuar një model ekonomik të varur nga barrierat masive të tregut, subvencioneve të shtetit, manipulimit të monedhave, e të tjera.
Megjithatë, ai tha se shpreson që të dy superfuqitë ekonomike mund të arrijnë një ujdi, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre tregtare.
Presidenti Trump edhe këtë vit ka folur kundër globalizmit, duke thënë se “e ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve”.
Ai u bëri thirrje liderëve të fuqizojnë vendet e tyre dhe të ngrisin dinjitetin e njerëzve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













