Bota
“Volkswagen” hetohet për skandalin e gazrave
Gjykata i ka nisur procedurat kundër kompanisë gjigante
Prokurorët gjermanë kanë paraqitur kërkesë për aktakuzë lidhur me manipulimin e tregut të aksioneve kundër shefit ekzekutiv të kompanisë “Volkswagen”, Herbert Diess, ish-shefit Martin Winterkorn dhe drejtorit Hans Dieter Poetsch. Rasti ka të bëjë me skandalin për gazrat e veturave.
Zyra e prokurorit në qytetin verior të Braunschweig-ut tha se personat e akuzuar nuk i kanë informuar me kohë investitorët lidhur me ndikimin financiar të skandalit të veturave me naftë.
Gjykata i ka nisur procedurat kundër kompanisë gjigante për shkak të përdorimit ilegal të softuerit për matjen e gazrave të liruara nga veturat me naftë. Aktakuza e këtyre prokurorëve është pjesë e një procesi më të madh gjyqësor në përpjekje për t’i vërtetuar dyshimet për mashtrim të investitorëve.
Avokati i shefit ekzekutiv të Volkswagen-it tha përmes një deklarate se klienti i tij nuk ka pasur mundësi ta parashikojë rënien e tregut financiar dhe se ai do të vazhdojë ta mbajë pozitën kryesore në kompani, pavarësisht këtij rasti gjyqësor.
Winterkorn kishte dhënë dorëheqje disa ditë pas zbulimit të këtij skandali të madh. Ai kishte deklaruar para ligjvënësve gjermanë më 2017 se nuk ka qenë i informuar për skandalin para se kompania ta pranonte fajin zyrtarisht, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Zvicër
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023