Lajme
Rikthehen protestat para Universitetit
Qindra veteranë të luftës kërkuan dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu. Ata u përleshën edhe me policinë, ndërsa paralajmëruan protesta gjatë ditëve të ardhshme
Qindra veteranë të luftës dhe studentë kosovarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë duke kërkuar dorëheqjen e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Protesta ka kaluar edhe me incidente, pasi që protestuesit tentuan të hyjnë dhunshëm në objektin e Rektoratit.
Protestat u organizuar nga Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), për shkak të moszbatimit të Memorandumit të mirëkuptimit që e kanë këto shoqata me Ministrinë e Arsimit për regjistrimin e 1000 studentëve, fëmijë të kategorive të dala nga lufta.
Protestuesit u përleshën disa herë me pjesëtarë të policisë dhe gjuajtën me gurë në drejtim të hyrjes së Rektoratit.
Përfaqësuesi i familjeve të Veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezi, ka thënë se janë diskriminuar nga rektori me bashkëpunëtorët dhe i ka porositur ata se “do të mbesin të turpëruar për veprimet që i kanë bërë”.
“Nuk kemi menduar se do të diskriminohemi në këtë masë, megjithatë po i përballojmë edhe këto situata sepse burimi i forcës sonë është gjaku i bashkëluftëtarëve tanë në fushën e nderit. Është për të shprehur keqardhje për imazhin negativ që u krijua për ne gjatë javës së kaluar”, deklaroi Elezi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk do të lejojnë që asnjë institucion, e aq më tepër Universiteti i Prishtinës si tempull i dijes, të drejtohet nga “njerëz që kategoritë e dala nga lufta i kanë quajtur dorë e zgjatur e UDB-së”.
Një ditë më parë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i ka bërë thirrje ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, që ta pezulloj vendimin për regjistrimin e studentëve të kategorive të dala nga lufta duke thënë se i ka filluar hetimet rreth ligjshmërisë së kërkesës së këtyre të fundit.
Ndërkaq, pas protestës së sotme, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka kërkuar një takim urgjent me rektorin e UP-së, Ramadan Zejnullahu. Takimi do të zhvillohet me idenë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e vendimit për regjistrimin në UP të studentëve të kategorive të dala nga lufta.
Ndryshe, ndërmjet shoqatave të luftës (OVL UÇK) dhe Ministrisë së Kulturës ekziston një memorandum që në UP të regjistrohen sivjet rreth 1000 studentë që i përkasin kategorive të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës së Ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo rektori i ri i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka refuzuar t’i pranoj studentët me rekomandim, duke premtuar që në universitet të pranohen vetëm ata që kalojnë testin e arritshmërisë. Në mbështetje të rektorit kanë dalë edhe liderët politik, kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri opozitar Isa Mustafa.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













