E-Diaspora
Deputeti nga Bundestagu mbështet Albin Kurtin për kryeministër
Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë historike për Kosovën
Një deputet gjerman ka dalë në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje të hënën në Gjilan.
Në tubimin e kësaj partite në palestrën “Bashkim Selishta”, deputeti nga Bundestagu të Gjermanisë nga radhët e SDP-së, Stefan Schëartze, ka mbajtur fjalim.
Ai me të nisur fjalimin e tij, ka thënë se atmosfera që po përjeton në palestrën e sporteve në këtë qytet në shtetin e tij mund të ndjehet vetëm në ndeshje futbolli.
“Jam këtu sot, sepse besoj që ju në Kosovë qëndroni para një momenti historik. Besoj që e keni shansin e madh për ndryshimin e madh në Kosovë. Nga këto zgjedhje varet edhe perspektiva e ardhme e Kosovës. Varet edhe perspektiva e rinisë së Kosovës”, ka thënë Schëartze, shkruan Klan Kosova.
“Sot në mëngjes kemi diskutuar me Albin për perspektivën e të rinjve dhe arsimin profesional në Gjermani dhe si të ishte e mundur që një sistem i tillë të ishte edhe në Kosovë. Kemi diskutuar se si mund të kemi më shumë siguri sociale dhe të drejta të qytetarëve në Kosovë”. “Një kancelar gjerman, Willy Brandt, ka thënë se ne duhet të jemi shembull si miq të mirë për ata të cilët na rrethojnë dhe për shtetet që na rrethojnë. Miqtë e mirë e ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Unë jam dikush që dua t’ju mbështes juve në rrugën tuaj drejt BE-së. Jam dikush që do t’ju mbështes, pasi që ju bëhet padrejtësi në lidhje me regjimin e vizave”.
Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë historike për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Ju ftoj të guxoni dhe të jeni më shumë demokratë. Kjo do të thotë që në zgjedhje në mënyrë demokratike ta sillni ndryshimin. Shpresoj shumë që Kryeministër i ardhshëm i Kosovës të jetë Albin Kurti. Kam ardhur që ta mbështes Albin për kryeministër dhe shpresoj që edhe ju ta keni guximin që ta mbështesni”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) Gastroenterologu nga Kosova pranohet në shoqatën prestigjioze amerikane AGA... -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













