Lajme
Burgjet shqiptare të mbipopulluara
Burgjet dhe qendrat e korrektimit në Shqipëri kanë tejkaluar kapacitetet për 1000 persona. Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë që disa t‘i lirojnë me kusht
Derisa në shtetet skandinave po mbyllen burgjet për mungesë të të burgosurve, në Shqipëri autoritet duhet të mendojnë të krijojnë më shumë qendra korrektimi. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto burgjet shqiptare janë të mbipopulluara, duke kaluar shifrën mbi 1000.
Prandaj zyrtarët në Tiranë janë duke u munduar ta gjejnë një strategji për daljen nga kjo situatë. Kjo nënkupton që disa të burgosur t’i lënë qelitë, duke vujaatur dënimin e lisrisë me kusht.
“Për momentin kemi mbi një mijë të dënuar mbi kapacitetin, por me masat që kemi marrë, me gjithë infrastrukturën që kemi, situatën po e menaxhojmë në kushte optimale… situata është e qetë dhe mendoj që nuk është edhe në orientimin e politikave penale, aplikimi shumë shpejt i amnistive”, deklaroi Zoto.
Ndërkohë drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa ka ndërmarrë një fushatë nëpër burgje, në mënyrë që të informojë të dënuarit se kush mund të përfitojë dënimin alternativ, që do të thotë “lënien e qelive përballë një dënimi tjetër me kusht”.
“Nga sondazhe gjatë takimeve që kanë parur punonjësit e Shërbimit të Provës, me të burgosur, të dënuar, kemi konstatuar që jo të gjithë kanë informacion për sa i përket masave alternative, ose për sa i përket drejtës së tyre për të kërkuar, për të aplikuar për liri me kusht në rastet e plotësimit të kërkesave të ligjit material”, tha drejtori Qafa.
Për këtë arsye, siç raporton TCH, drejtuesit e të dyja institucioneve nënshkruan një marrëveshje, nëpërmjet të cilës, Shërbimi i Provës lejohet që të shpërndajë një manual informues në burgje, për kategorinë e atyre të dënuarve që plotësojnë kushtet për t’u mbrojtur në liri.
Sipas statistikave marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në Shqipëri janë afër 20 burgje dhe qendra korrektuese, me numrin më të madh të të burgosurve 2658 dhe 3110 të paraburgosur. Prej të burgosurve 149 janë me burgim të përjetshëm ndërsa 418 me burg deri 25 vjeç.
Ndryshe në prill të këtij viti, nga Ligji për Amnisti përfituan rreth 900 të burgosur shqiptarë. Atëbotë me nënshkrim të presidentit Bujar Nishani, përfituan të gjithë personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













