Kosova
Agjencia e Akreditimit të Kosovës përjashtohet nga ENQA
Ky vendim u mor në mbledhjen e ENQA-s më 19 shtator
Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Asociacionit Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Ky vendim u mor në mbledhjen e ENQA-s më 19 shtator. KALLXO.com ka siguruar letrën që i është dërguar Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Agjencisë për Akreditim, Avni Gashi.
Në letër ai njoftohet se anëtarësia e Kosovës në këtë organizatë nuk do të vazhdohet. Në letër janë listuar disa arsye, për të cilat bordi i ENQA-s mori këtë vendim, ku thuhet se Agjencia nuk i ka përmbushur rregullat europiane.
Këto arsye përfshijnë “mungesën e konsensusit të gjerë në arsimin e lartë lidhur me rolin dhe aktivitetet e agjencisë”.
Tutje, ata përmendin mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA-së.
ENQA ka dhënë disa rekomandime për Agjencinë e Akreditimit që përfshijnë metodologjinë e veprimit, përfshirjen e studentëve dhe pavarësinë e veprimit, përcjell albinfo.ch.
Pas kritikave, ata kanë përgëzuar këtë agjenci për mundin e bërë në përcjelljen e standardeve europiane dhe i kanë inkurajuar të vazhdojnë përpjekjet.
Më 19 prill të vitit 2018 Agjencisë Kosovare të Akreditimit i ishte degraduar statusi brenda ENQA-s nga anëtare me të drejta të plota në anëtare nën shqyrtim.
Në shkurt të po atij viti një organizatë ndërkombëtare, ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), e kishte përjashtuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga anëtarësia për shkak të shkarkimit të bordit të kësaj agjencie që ishte bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












