Shkurt.ch
Më shumë se kurrë refugjatë që vijnë nga deti
Gati 350 mijë njerëz kanë marrë arratinë me anije për t'i shpëtuar luftës, përndjekjes dhe varfërisë më 2014.
Të paktën 348.000 njerëz kanë ikur këtë vit përmes detit për të shpëtuar nga konfliktet e armatosura, dhuna dhe vështirësitë ekonomike, njofton agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR. Sipas të dhënave, konstatohet se 2014-a është viti me numrin më të lartë të refugjatëve të arratisur me varka në dete, njoftoi organizata e OKB-së në Gjenevë. Sidomos luftërat, si ajo në Siri, kanë shkaktuar largimin e njerëzve.
UNHCR ka marrë njoftime për gati 4.300 raste vdekjesh të refugjatëve, që tentojnë të arratisen me anije në mbarë botën. Ata janë mbytur, ose kanë vdekur në bord, një pjesë e tyre edhe nga dhuna. Udhëtimet organizohen zakonisht nga banda kontrabandistësh, me varka shumë të pasigurta për të përballuar udhëtimet e gjata në dete.
Shumica e refugjatëve me anije, 207.000 prej tyre, kanë arritur në Evropë që nga fillimi i vitit përmes Detit Mesdhe. Kështu që këtë vit në Evropë kanë ardhur gati tri herë më shumë refugjatë se në vitin rekord 2011.
Sipas UNHCR-së, më 2011 kanë mundur të hynin në Evropë me anije nga deti rreth 70.000 refugjatë. Shumë nga ta vijnë nga vende ku luftohet, si Siria dhe Iraku.
Por edhe nga regjimi në Eritre kanë marrë arratinë shumë njerëz.
Deri tani këtë vit më shumë se 80.000 njerëz kanë kaluar me anije edhe Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq, duke arritur në vendet arabe, njoftoi UNHCR.
Shumica e këtyre refugjatëve vinin nga Etiopia dhe Somalia. Rrugë të tjera të mëdha që përdoren për arratisjet me varka, sipas UNHCR-së, kalojnë përmes Azisë Juglindore dhe Karaibeve.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












