Lajme
Valon Murati zyrtarizohet ministër i Diasporës
Valon Murati sot mori detyrën nga ish ministri Ibrahim Makolli si ministër i Diasporës. Ai premtoi vazhdimin e lidhjeve më mërgatën gjatë viteve të ardhshme
Ministri i ri i Diasporës, Valon Murati e mori të premten detyrën nga paraardhësi i tij, ish ministri Ibrahim Makolli, duke premtuar realizimin e të gjitha projekteve që kanë mbetur në gjysmë. Ai tha se detyra që i është besuar është me përgjegjësi të veçantë, ndërsa premtoi lidhje edhe më të fuqishme me diasporën dhe mërgatën.
Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në një ceremoni modeste, ndërsa ish ministri i parë i Diasporës, Makollli pasardhësit Murati i uron suksese në udhëheqjen e kësaj ministrie, duke kujtuar se mërgata kosovare ka nevojë që gjithmonë Kosova të jetë afër saj.
“Unë do të dorëzoj raportin e punës për ministrin, raport i cili paraqet një përmbledhje të angazhimeve të Ministrisë së Diasporës në këtë tri vite e gjysmë në projektet që janë përfunduar, por gjithashtu dhe në projektet të cilat janë në vazhdim e sipër. Kam parasysh se çdo herë kur e fillojmë një rrugë ajo rrugë do të na shpie në një drejtim të duhur”, deklaroi Makolli.
Ai u shpreh i bindur se ministri Murati do të arrijë të gjitha ato objektivat, projekte, nevoja, shqetësime të mërgimtarëve, që t’i realizoj ashtu siç parashihen edhe me planin e veprimit dhe strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018.
Ministri i ri i Valon Murati, duke e falënderuar Makollin, tha se do të vazhdojë rrugën duke qenë më afër mërgatës, sepse siç tha ai, diaspora është një komponentë e rëndësishme e realitetit tonë, e mbijetesës sonë si popull dhe si shtet.
“Mërgata shqiptare është komponentë e rëndësishme e realitetit dhe mbijetesës sonë si popull, andaj besojmë se punën e nisur do ta vazhdojmë dhe do ta fuqizojmë lidhjen e Kosovës me mërgatën dhe ta bëjmë atë një element të rëndësishëm, e po ashtu të kujdesemi që pozita dhe të drejtat e tyre të fuqizohen në vendet ku jetojnë”, u shpreh Murati.
Po ashtu Murati tha se ky dikaster është i rëndësishëm edhe për Lëvizjen për Bashkim, si parti politike që e ka në fokus fushën e integrimeve kombëtare. “Ne konsiderojmë si një proces të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm të kombit”, tha ministri Murati.
Në anën tjetër, pas marrjes së detyrës, Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se kjo nuk është një fillim i ri, por një vazhdim i punëve që janë bërë tani më 3 vite.
Ndryshe, Ibrahim Makolli ka qenë ministri i parë i Diasporës, i cili ka krijuar lidhjet e parë të Kosovës me bashkatdhetarët. Ai para disa ditësh ka thënë për Albinfo.Ch, se puna e tij në terren ka qenë shumë e vështirë, ndërsa është i lumtur që ka arritur t’i forcojë lidhjet e fuqishme Kosovë-Diasporë.
Ai ka thënë se ata që vijnë pas tij në këtë dikaster e kanë më lehtë, sepse themeli i bashkëpunimit është vënë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar










