Lajme
Pas shtatë vjetësh, Thaçi ia lëshon qeverinë Mustafës
Në një ceremoni të veçantë që u zhvillua me parakalimin Gardës Ceremoniale të FSK-së, Hashim Thaçi ia dorëzoi melasat e qeverisë, Isa Mustafës
Pas shtatë vjet qeverisjeje, Hashim Thaçi ia dorëzoi të premten detyrën kryeministrit të ri, Isa Mustafa, në një ceremoni të veçantë që u zhvillua me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe me parakalimin para gardës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në vazhdim, në ambientet e kabinetit të kryeministrit, është zhvilluar takimi në mes të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, dhe në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Të dy liderët kaluan nëpër tepihun e kuq, ndërsa pas takimi u zhvillua edhe mbledhja e parë e Qeverisë Mustafa, në të cilën ish kryeministri Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Mustafa bëhet kryeministri i gjashtë i Kosovës së pasluftës. Para tij kryeministër ka qenë Hashim Thaçi në qeverinë e përkohshme (1999-2000), më pas Bajram Rexhepi, 2002-2004, Ramush Haradinaj (2004-2005), Bajram Kosumi (2005-2006), Agim Çeku (2006-2008) dhe Hashim Thaçi nga janari 2008 deri sot.
Mustafa është kryeministri i parë i LDK-së.
Në fjalimin e parë si kryeministër, Mustafa ka folur për përgjegjësitë që e presin në këtë pozitë. Ai tha se është i vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe sociale në vend.
“Kemi marr përgjegjësinë në një situatë të ndjeshme për Kosovën. Do të jemi të përkushtuar në zhvillimin ekonomik, integrimin evropian. Shprehim përkushtimin tonë që me përgjegjësi t’i kryejmë obligimet si qeveri. Do të bashkëpunojë me presidenten Jahjaga dhe me të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politikë”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
Ai tha se plani qeverisës do të jetë i gatshëm në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ka bërë të ditur se në këtë planë nuk do përfshihen projekte që kanë mundësi reale për t’u zbatuar.
Isa Mustafa ka folur edhe për projektligjet që duhet të procedohen me urgjencë, siç është ai i Frocave të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe i Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë. Ai ka falënderuar zëvendësin e tij dhe kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin për bashkëpunim në koalicion qeverisës, si dhe partitë e komuniteteve pakicë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












