Lajme
Ahmeti: kriminelëve, pushka top iu bëftë
Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës i është publikuar shtëpia dhe familja në portale informative. Ai këtë e sheh si kërcënim, ndërsa iu përgjigjet: “Pushka top iu bëftë”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është ndjerë i atakuar në aspektin e privatësisë, nga disa portale informative të cilat ia kanë publikuar fotografinë dhe fëmijët e tij në media. Portalet e kanë akuzuar Ahmetin se nuk po merret me stolisjen e qytetit me rastin e festave të fundvitit, ndërsa e ka stolisur vetëm shtëpinë e tij.
Kryetari Ahmeti përmes rrjetit social, Facebook, thotë se ky lloj atakimi i privatësisë është bërë nga bosët e krimit, të cilëve iu ka shpallur luftë.
“Dje një portal ka publikuar fotografitë e fëmijëve të mi. Sot një portal tjetër shkon te shtëpia ku banoj më kohën kur unë nuk jam aty, por fëmijët janë, dhe i poston në portal dhe facebook. Këto portale asnjëherë nuk po mund të pajtohen me fitoren tonë dhe ndryshimin në Prishtinë”, deklaron Ahmeti.
Plasimin e shtëpisë së tij, Ahmeti e sheh si mesazh për punën që po e bën, por thotë se është i pandryshueshëm në luftën kundër krimit të organizuar.
“Duke ditur se unë nuk kam sigurim dhe se jam njeri familjar, duan që në emër të bosëve të tyre kriminelë të më kërcënojnë në stilin mafioz duke më thënë se e dinë se ku jetoj dhe se i njohin fëmijët e mi. Për këta qyqarë dhe bosët e tyre, pushka top ju bëftë. Deri në çrrënjosjen e krimit”, shkruan Ahmeti.
Ndryshe, në disa medie Ahmeti është akuzuar, madje dhe nga Ipeshkvia e Kosovës që nuk e ka stolisur Prishtinën për festat e fundvitit. Por, Ahmeti ka thënë se edhe stolisja do të ndodhë.
“Qyteti do të zbukurohet në kohë për festa, si me drita, dekorime ashtu edhe me bredha. Po ashtu, do të ketë edhe aktivitete me 31 dhjetor gjatë ditës, dhe pritje të përbashkët në shesh. Të gjitha këto janë në organizim e sipër… Do të ketë edhe aktivitete të solidaritetit me fëmijët dhe familjet në nevojë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen Maratona e Gjenevës është në këtë fundjavë dhe TPG thotë se shumë rrugë të transportit publik...
-
Debati në Zvicër për pagat minimale
-
Komisioni i Këshillit Kombëtar ngadalëson financimin e pensionit të 13-të të AHV-së
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Partitë politike në Zvicër me propozime që të frenohet rrjta e kostove shëndetësore