Lajme
Azili ngadalëson liberalizimin e vizave
Derisa liderët institucional në Prishtinë shprehen optimist për heqjen e vizave më 2015, diplomatët e huaj thonë se procesi do të vonohet për shkak të ikjeve masive drejt BE-së
Qeveria në Prishtinë është optimiste se Kosova do të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave gjatë vitit 2005, duke e konsideruar të domosdoshëm, heqjen e embargos lëvizëse për kosovarët. Por, diplomatët e huaj janë më skeptike, duke thënë se ikja masive drejt BE-së do ta stopojë dukshëm liberalizimin.
Ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija tha se integrimi i Kosovës në strukturat e Besë dhe në NATO, është i natyrshëm, por tha se procesin mund ta ngadalësojnë ikjet masive të kosovarëve drejt BE-s.
Në një ligjëratën mbajtur në Prishtinë me temë “Politika e jashtme kroate” ai tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Kosovës ndërsa kërkoi që të nduket praktika kroate.
“Kosova së pari do të pranohet në Këshillin e Evropës, pastaj në OSBE, më pas në NATO dhe më në fund në Bashkimin Evropian. Por, të gjitha këto hapa po i ngadalëson eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës, i cili duhet ta shqetësojë më tepër klasën politike dhe mediat e vendit”, deklaroi diplomati Vodopija.
Në anën tjetër ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku u shpreh optimist se në fund të vitit 2015, Kosova do të jetë pjesë e zonës së lirë të BE-së.
“Kosova është në fazën përfundimtare të implementimit të të gjitha kërkesave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe me plotë të drejtë presim që fundi i vitit të ardhshëm të sjell rezultate konkrete në këtë drejtim dhe kjo nënkupton një mundësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës të cilët njësoj sikurse popujt tjerë të rajonit të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe pa viza në vendet e BE-së “, tha Çollaku.
Në anën tjetër ikja e kosovarëve drejt vendeve perëndimore nuk ka të ndalur. Ndërsa Kosova nuk ka krijuar ende ndonjë strategji rreth ndaljes së emigrimit masiv. Megjithatë siç raportojnë mediet lokale, ky viti përshkruhet më i keqi sa i përket ikjes së kosovarëve drejt Hungarisë, Gjermanisë e Francës.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












