Kosova
Numërohen 98.63% e votave, shikoni rezultatet më të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.
Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, pasuar nga LDK.Tani kur janë numëruar 98.63% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 201,329 vota apo 25,53%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.694 vota, apo 24,81%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.457, apo 21.23%.Koalicioni AAK-PSD ka marrë 91.020 vota apo 11,54%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun zgjedhor, me 38.657 vota apo 4.90%.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.
Edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,63% të votave të deritanishme, 40.317 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.
Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











