Lajme
“Norman Atlantic”, dy marinarë shqiptarë humbën jetën
Dy marinarë shqiptarë, Petrit Jahaj dhe Edmond Hilaj, humbën jetën në përpjekje për të tërhequr tragetin “Norman Atlantic” që u përfshi nga flakët
Dy marinarë shqiptarë humbën jetën sot në mëngjes, gjatë përpjekjes për t’i evakuuar personat e mbetur në tragetin “Norman Atlantic” i cili u përfshi nga zjarret dy net më par në afërti të ishullit Korfuz të Greqisë. Marinarët humben jetën gjatë përpjekjes për të rimorkiuar tragetit e aksidentuar.
Marinarët shqiptarë Petrit Jahaj dhe Edmond Hilaj, janë pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur gjatë përpjekjes për të lidhur rimorkiatorin, ndërsa është këputur litari që po përdorej për tërheqjen e anijes, duke i goditur shqiptarët.
Sië raportojnë mediet shqiptare, të plagosurit janë nisur së bashku me 3 persona të tjerë me anijen “Iliria” sot në mëngjes, i cili ishte kontraktuar për t’i ardhur në ndihmë “Norman Atlantic”. Petrit Jaahaj 59 vjeç dhe Edmond Hilaj 57 vjeç janë dy personat të cilët shkuan në ndihmë të tragetit që ndodhet vetëm 3 milje larg Vlorës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Edlira Prendi, deklaroi se në çastin që po tërhiqej anija, janë këputur dy kavo dhe kanë goditur pjesëtarët e ekuipazhit. Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kurse tjetri është plagosur rëndë.
Ndryshe, si pasojë e zjarrit të rënë në tragetin “Norman Atlantic” humbën jetën dhjetë persona, ndërsa 37 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Anija italiane e nisur nga Igumenica e Greqisë drejt Ankonës u përfshi nga flaka në afërsi të ishullit Korfuz që gjendet afër bregdetit shqiptar. Në bord gjendeshin rreth 500 persona.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











