Lajme
Vazhdon fluksi i madh në kufij, policia shton personelin
Sipas Policisë, në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë në dalje ka kolona deri në 1 kilometër e gjysmë, dhe pritje deri në tri orë
Departamenti i Policisë Kufitare ka shtuar personelin policor dhe ka aplikuar përshpejtim të kontrollit kufitar për të shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
“Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë , edhe sot ka pritje dhe kolona me intervale të ndryshme kohore, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës,” thuhet në njoftimin për medie të Policisë.
Derisa në Pikëkalimet Kufitare në Mutivodë, Jarinje e Bernjak qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normalisht, pa pritje, në pikëkalimet tjera pritjet zgjasin deri në tri orë, shkruan express.
Sipas Policisë, në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë në dalje ka kolona deri në 1 kilometër e gjysmë, dhe pritje deri në tri orë.
Në Pikëkalimin Kufitar në Merdare ka kolona deri në 900 metra, dhe pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë.
Në Pikëkalimin Kufitar në Muqibabë ka më pak pritje dhe kolona është deri në 300 metra, kurse udhëtarët nuk presin më shumë se 25 minuta për të kaluar kufirin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih















