Lajme
Nëpërmjet tortës, tentojnë t’i fusin celularët në burg
Para se “ëmbëlsira” të shkoj në destinacionin e duhur, u identifikua nga rojet e burgut dhe doli të ishte më shumë se tortë. Në të ishin fshehur dy telefona celularë
Një tortë që ishte përgatitur për ditëlindje për t’ia dërguar një të afërmit në Burgun e Dubravës, doli të ishte dhurata më e çmueshme për të burgosurin. Mirëpo para se “ëmbëlsira” të shkoj në destinacionin e duhur, u identifikua nga rojet e burgut dhe doli të ishte më shumë se tortë. Në të ishin fshehur dy telefona celularë.
Personat që tentuan t’i dhurojnë tortën të afërmit në burg, u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë dy të dyshuar që janë përfshirë në këtë rast.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (shqiptarë të Kosovës), pasi kanë kanë tentuar që t’ia japin dy telefona celularë përmes një torte, një të afërmi në Qendrën Korrektuese të Dubravës”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, Qendra më e madhe korrektuese e Kosovës, ajo në Dubravë disa herë ka qenë në fokus të kontrabandimit me telefona celularë, drogë dhe gjësende të tjera. Madje në arratisjen spektakolare që ndodhi para disa vitesh, njëri nga të burgosurit kishte siguruar edhe revolver brenda burgut.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












