Kosova
Kurti mban ligjëratë në Britani
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeminister, Albin Kurti, është duke qëndruar në Britani me grupin e tij politik.
Kurti është duke qëndruar me deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli dhe koordinatorin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Agim Morina.
Ai mbajti një ligjeratë në Universitetin e Winchesterit të moderuar nga Prof. Seb Bytyçi dhe një tubim me bashkatdhetarë, me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës”, ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjesëtarë të mërgatës.
Shikoni më poshtë postimin e plotë nga Lëvizja Vetëvendosje:
“Në ligjëratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës”, ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjesëtarë të mërgatës, kryetari Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si hapat e që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate.
Hapjen e tubimit me bashkatdhetarë e bëri z. Morina i cili falendëroi të gjithë aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin që bënë të mundur themelimin dhe funksionimin e Qendrës në Britani të Madhe. Deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli u fokusuan tek edukimi dhe përvoja që kanë marrë në Britani të Madhe dhe vendimi i tyre për t’u kthyer në Kosovë dhe angazhuar në Lëvizje për të kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e vendit.
Kryetari Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve. Kurti falënderoi mërgatën për kontributin e vazhdueshëm para, gjatë dhe pas luftës si dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai tha që për mërgatën do të krijojë mundësinë e votimit në vendet ku jetojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, rimëkëmbje të shkollës shqipe për fëmijët e mërgatës si dhe mundësi për investime fitimprurëse në Kosovë.
Pas prezantimeve u bë diskutim i hapur me shumë pyetje, komente e përgjigje.”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi














