Lajme
Ekspozimi ndaj dritës së kaltër të ekraneve përshpejton plakjen
Ekspozimi më i madh ndaj dritës së kaltër të emetuar nga ekranet e telefonave dhe kompjuterëve përshpejton plakjen, kanë sugjeruar studimet.
Një studim i Universitetit Shtetëror Oregon mbi mizat e frutave zbuloi se thithja e valëve LED shkatërron qelizat e trurit.
Shkencëtarët vëzhguan se thjesht ekspozimi ndaj dritës blu – edhe nëse nuk shkëlqen drejtpërdrejt në sy – ajo mund të shpejtojë procesin e plakjes.
Profesori Jaga Giebultowicz, autori kryesor, tha që drita artificiale rrëzoi ‘jetëgjatësinë’ e mizave të frutave në mënyrë dramatike.
Studimi ekzaminoi efektet e këtyre valëve të zakonshme LED në këtë specie insektesh pasi ajo ndan të njëjtat tipare qelizore si njerëzit.
Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12-orëshe të dritës blu dhe errësirës patën deri në 15 për qind jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale.
Sidoqoftë, profesori Giebultowicz thekson se ky rezultat nuk mund të zbatohet për njerëzit pasi truri i njeriut “do të merrte shumë më pak dritë sesa truri e insekteve”.
Drita ul prodhimin e trupit të melatoninës, i cili luan një rol kryesor në rregullimin e orës së trupit, transmeton KP, përcjell albinfo.ch
Kjo mund të prishë hormonet e tjera. Si kanceri i prostatës ashtu edhe i gjirit dihet se kanë të bëjnë me hormonet.
Drita blu mund të depërtojë në shtresën më të thellë të lëkurës, duke e bërë atë më të hollë dhe më të brishtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve