Lajme
Man. United e vendos sërish Kosovën si pjesë të Serbisë
Skandaloze: Sipas Man. United, Kosova si pjesë e Serbisë
‘Djajtë e Kuq’ përballen nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku sërish kanë vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Por, duket se United nuk janë në dijeni se harta e Serbisë ka ndryshuar përsëri në vitin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe u nda përfundimisht nga ish-okupatori, raporton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Siç tregon edhe fotografia më lart, në hartën e Serbisë të shfaqur në videon e Unitedit, Kosova figuron pjesë e Serbisë.
Tifozët shqiptarë të gjigantit anglez kishin reaguar edhe disa muaj më herët për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke u kërkuar falje.
Muaj më vonë, Manchester United bën gafën e njëjtë, por kësaj radhe e kanë fshirë videon nga rrjetet sociale dhe ajo mund të shikohet vetëm në kanalin zyrtar të ekipit, i cili mund të shkarkohet në AppStore.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?















