Kosova
Dhjetëra gjoba ndaj bizneseve, produkte pa përshkrim në gjuhën shqipe
Në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të shiten mallra apo produkte të ndryshme, të cilave u mungon deklaracioni në gjuhën shqipe. E për këtë vetëm gjatë këtij viti janë shqiptuar 74 gjoba për operatorët ekonomikë
Organizatat të cilat mbrojnë të drejtat e konsumatorëve thonë se mosdeklarimi i mallrave me përbërje në gjuhën shqipe, rrezikon shëndetin e kosovarëve nga konsumimi i këtyre produkteve të importuara.
Edhe pse kjo çështje është e rregulluar me “Ligjin për Konsumatorët” dhe me Kushtetutë, shumë prej produkteve ushqimore dhe të medikamenteve në tregun dhe dyqanet në Kosovë nuk kanë përmbajtje në gjuhën shqipe.
Një gjë të tillë e thotë edhe vetë kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulëzim Syla sipas të cilët inspektorët sa herë që hasin në mallra pa deklaracion në gjuhën shqipe, ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë.
“Gjatë këtij viti kemi 74 gjoba, të cilat i kemi gjobitur, gjithmonë thirrem në atë ku konsumatorët janë ankuar dhe ne ku kemi hasur. Mirëpo ne si MTI, gjegjësisht si Inspektoriat bashkëpunojmë shumë edhe me Doganën e Kosovës, ku produktet të cilat hyjnë në tregun e Kosovës, ndalen në Doganë ato të cilat nuk e kanë në gjuhën shqipe deklaracionin”, deklaron Syla, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Një gjë e tillë, sipas tij ndodhë edhe si shkak i neglizhencës së vetë operatorëve ekonomik.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se ky institucion gjatë gjithë kohës ushtron kontrolle jo saktësisht për deklaracionin e mallrave, por për të ditur sasinë, vlerën dhe numrin tarifor të produkteve të cilat janë në proces të zhdoganimit.
Vetëm gjatë këtij viti, Stavileci thotë se kanë hasur në dhjetë raste.
“Afër dhjetë raste kanë qenë gjatë kësaj periudhe në të cilat ne kemi hasur në produktet në të cilat në bazë të konstatimeve të oficerëve doganorë nuk ka pasur deklaracione në rregull”, ka shtuar Stavileci.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











