Bota
Turqia arreston 100 pjesëtarë të Shtetit Islamik
Shefi i policisë turke, Mehmet Aktas, tha sot se 100 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve të bëra kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët thuhet se po planifikonin sulm.
Aktas tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë 26 bastisjeve të kryera në 21 provinca.
Ata raportohet se po përgatiteshin për një sulm të mundshëm që do të përkonte me festimet në lidhje me 96-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, përcjell albinfo.ch.
Turqia rriti sigurinë pas vdekjes së liderit të ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi, në një sulm ushtarak amerikan në Siri. Policia arrestoi 20 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me ISIS në një kontroll në Ankara të hënën.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni











