Kuriozitete
E mëson tradhtinë natën e beqarisë, e turpëron ditën e dasmës
“Sot nuk do të ketë dasmë, i dashuri im nuk është personi që kam menduar”
Një vajzë tregoi, përmes portalit Whimn, përvojën e tmerrshme që kishte jetuar ditën që duhej të ishte më e bukura e jetës së saj.
Pak momente para se të shkonte në altar, ajo mori një lajm që do të ndryshonte këndvështrimin e saj për mashkullin me të cilin dëshironte të martohej.
Ndërsa ajo ishte duke festuar natën e fundit të beqarisë pranë miqve të saj më të mirë, ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur duke thënë “Unë nuk do të martohesha me të, po ti?”, shoqëruar nga fotografi që tregonin të dashurin e saj me një grua tjetër dhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer.
“Unë nuk mund të ndalem së menduari për ty. Kurrë nuk kisha ndjerë një lidhje të tillë me askënd”.
“Trupi juaj është fantastik dhe ju dini se si ta përdorni. Unë dua që e dashura ime të ketë gjysmën e aftësive tuaja”.
Duke u ndier e tradhtuar, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj e këshilluan të anulonte martesën, megjithatë, ajo kishte një plan më të mirë, transmeton TCH.
Të nesërmen, ndërsa eci drejt altarit me fustanin e bardhë dhe telefonin në dorë, u ndal para miqve të saj dhe tha:
“Sot nuk do të ketë dasmë, i dashuri im nuk është personi që kam menduar”, përcjell albinfo.ch.
Pastaj filloi të lexojë për të gjithë të ftuarit, të gjitha mesazhet që ai kishte marrë, për habinë e saj i dashuri doli nga kisha dhe të ftuarit po duartrokisnin guximin e saj, edhe pse ajo nuk do mund të kishte martesën që kishte ëndërruar gjithmonë, ajo kishte kaluar me të një pjesë të mirë të jetës dhe për këtë arsye arriti të jetojë kaq gjatë në një gënjeshtër, por pavarësisht gjithçkaje preferoi lumturinë e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss












