Futboll
Muriqi zbulon gjithçka: Kombëtarja e Turqisë, Fenerbace, idhujt e tij në Evropë
Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, e ka dhënë së fundi një intervistë për televizionin turk NTV
Vedat Muriqi ka treguar sërish se kishte qenë në procedurë për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Turqisë, si dhe ka zbuluar se idhujt e tij janë Zlatan Ibrahimovic, Robert Lewandowski e Edinson Cavani dhe se dëshiron të luajë në Premierligën angleze.
Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, e ka dhënë së fundi një intervistë për televizionin turk NTV dhe u përgjigj në disa pyetje të ndryshme për karrierën e tij, transmeton Gazeta Express.
Muriqi e kishte përmendur edhe në një intervistë të mëparshme se Turqia e kishte kërkuar për të qenë lojtar i Kombëtares U-21, gjë që e ka konfirmuar sërish futbollisti.
“Ne kishim ngecur në procedura. Një familjar me origjinë turke më pyeti se a kisha pasaportë turke, s’e kisha. Trajneri i Kombëtares U-21, Abudallah Ercan, më ka thënë se i kisha pëlqyer shumë”, ka thënë Muriqi.
Megjithatë, ai vendosi ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ndërsa verës e mori një tjetër vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke vendosur të kalojë nga Rizespori në Fenerbahce.
“Gjyshi im është arsyeja pse e zgjodha Fenerbahen. Unë e pyeta se çfarë lloj klubi është Fenerbahce dhe ati më tregoi. Unë s’mund ta refuzoja. Them se ky ka qenë fati im”, shtoi kosovari, shkruan Gazeta Express.
“Qëllimi im i parë ishte të luajë në klube të mëdha në Evropë. Pastaj Fenerbahce erdhi me një ofertë zyrtare dhe nuk ishte aspak e lehtë ta refuzoj. Një ëndërr imja është të luaj në Premierligën angleze, pasi që besoj se mund të përshtatem atje”.
Muriqi mund ta ketë mundësinë të luajë në Premierligën angleze në të ardhmen, apo edhe në ndonjë tjetër ligë të madhe evropiane, pasi që paraqitjet e tij mbresëlënëse në ndeshjet e këtij sezoni kanë bërë që për të të shprehin interesim shumë klube.
“Unë e marr shembull qetësinë e Ibrahimovicit në fushën e lojës dhe saktësinë e Lewandowskit para portës. Edhe ambiciet e Cavanit më bëjmë përshtypje. Po tentoj t’i inkuadrojë këto pika në lojën time”, përcjell Albinfo.ch.
Vedat Muriqi po shkëlqen aktualisht në kampionatin turk teksa te Kosova ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, që përbën një sulm të frikshëm, bashkë me Milot Rashicën dhe të dëmtuarin, Arbër Zeneli.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












