Financa
Tkurret pasuria e njerëzve më të pasur në botë
Njerëzit më të pasur në botë ishin më “të varfër” vitin e kaluar për shkak të trazirave gjeopolitike dhe tregjeve të paqëndrueshme për herë të parë në 10 vjet, sipas hulumtimeve nga banka zvicerane UBS dhe firma këshilluese PVC, shkruan albinfo.ch.
Pasuria e miliarderëve vitin e kaluar u zvogëlua globalisht me 388 miliardë dollarë, në 8.53 miliardë dollarë, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
Veçanërisht rënie të mëdha janë parë në Kinë, shtëpia e dytë e miliarderëve më të mëdhenj pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në rajonin më të gjerë Azi-Paqësor.
Bankat private, përfshirë UBS, një nga kompanitë kryesore të administrimit të pasurisë në botë, kanë ndier efektet e tensioneve tregtare SHBA – Kinë dhe pasigurisë politike globale.
“Pasuria e miliarderëve është zvogëluar për herë të parë që nga viti 2008 për shkak të gjeopolitikës”, tha shefi i zyrës së konsumatorëve «Ultra-Rich» në UBS, Joseph Stadler.
Vlera neto e kinezëve më të pasur ka rënë me 12.8 për qind në një dollar mes rënies së çmimeve të aksioneve dhe një monedhe të dobësuar vendase, tregoi sondazhi.
“Me gjithë rënien, Kina vazhdon të “prodhojë” një miliarder të ri çdo dy ose tri ditë e gjysmë”, tha Stadler.
Numri i miliarderëve ka rënë në të gjitha pjesët e botës, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ky raport ilustron qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane, ku kishte 749 miliarderë në fund të 2018-ës”, tha John Matthews, kreu i menaxhimit të pasurisë private të UBS, për klientët më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












