Financa
Remitencat në Evropë, ku renditen Shqipëria dhe Kosova
Hyrjet në BE arritën në 10.9 miliardë euro në 2018, i pandryshuar në krahasim me vitin 2017
Si pasojë e nivelit të lartë të emigracionit, Shqipëria u rendit në vendin e dhjetë në rang evropian si një nga përfituesit më të mëdhenj të prurjeve nga emigrantët, sipas të dhënave të EUROSTAT referuar vitit 2018.
Sipas Eurostat, Shqipëria përfitoi prurje nga familjet rezidente dhe jorzeditente që punojnë jashtë vendit në vlerën e 925 milionë eurove, tri herë më pak se Serbia dhe Rumania. Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë, që jeton jashtë vendit.
Sipas kësaj renditje, Kosova renditet në vendin e 12-të, pas Francës me 800 milionë euro të hyra zyrtarisht, edhe pse shifra është shumë më e madhe.
Flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jo të BE-së, referuar si transfere personale arritën më 2018 në 35.6 miliardë euro, krahasuar me 32.6 miliardë euro në vitin 2017. Hyrjet në BE arritën në 10.9 miliardë euro në 2018, i pandryshuar në krahasim me vitin 2017, transmeton monitor.
Shumica e transferimeve personale përbëhen nga fluksi i parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës, përcjell albinfo.ch.
Përfituesi më i madh i remitanca në Evropë për vitin 2018 ishte Rumania me 2.9 miliardë euro, në vend të dytë Serbia me po 2.9 miliardë euro dhe Polonia me 2.9 miliardë euro.
Gjithashtu përfitues nga puna jashtë vendit ishte edhe Britania e Madhe me 2.2 miliardë euro, por vendi është deficitar për shkak të transfertave të larta drejt vendeve të tjera.
Italianët që punojnë jashtë vendit transferuan në Itali rreth 1.9 miliardë euro, edhe pse emigrantët që jetojnë në Itali transferuan shumë më tepër jashtë vendit të tyre.
Kroacia ishte përfitues me 1.7 miliardë euro, Bosnja me rreth 1.3 miliardë euro, Bullgaria me 1,1 miliardë euro, Lituania me 1,1 miliardë euro dhe Shqipëria me 925 milionë euro që u rendit në vendin e 10-të për vlerat e përfituara nga puna jashtë vendit.
Si më pak përfituese nga puna jashtë vendit janë vendet e zhvilluara, si Franca, Britania, Gjermania, Spanja, të cilat transferuan më shumë para jashtë vendit si transfere personale sesa përfituan.
Deficiti më i madh në transferta personale e kishte Franca. Emigrantët që jetojnë në Francë transferuar 11 miliardë euro drejt vendeve të tyre më 2018. E ndjekur nga Spanja me -7,7 miliardë uro, Mbretëria e Bashkuar me -7.0 miliardë euro, Italia me -6,5 miliardë euro dhe Gjermania me- 5.2 miliardë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më
















