Lajme
Evropë: Viktima dhe dëme nga moti i keq
”Alarmi mbi kushtet ekstreme të motit"
Është krijuar një situatë emergjente nga shirat e pandërprerë me erëra të forta përgjatë gjithë bregdetit Adriatik të Kroacisë, ku janë regjistruar përmbytje dhe ndërprerje të trafikun rrugor dhe transportit detar.
”Alarmi mbi kushtet ekstreme të motit është dhënë në Istria dhe Dalmaci, me situatën veçanërisht kritike në Split”, theksojnë mediat lokale.
Po ashtu, situata është paraqitur e vështirë në Dubrovnik dhe në ishuj, ku erërat e forta arrijnë shpejtësinë e 140 kilometrave në orë.
Kaosi i borës ka prekur gjithashtu edhe zonat jugore të Austrisë.
Në Heiligenblut janë regjistruar 60 centimetra borë. Ka mijëra shtëpi pa energji elektrike në Tyrolin Lindor, Carinthia dhe Styria.
Në Heiligenblut, si dhe në komunat e tjera të Mölltal, shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Autobusët e shkollës nuk arrijnë të qarkullojnë në rrugët e mbuluara nga dëbora.
Probleme nga moti janë regjistruar edhe në qytetin italian të Venecias. Bazilika e San Marco ka pësuar dëme serioze.
Nga ana tjetër, në qytetin lagunar janë regjistruar dy viktimat e para si pasojë e motit të keq.
”Venecia është në gjunjë. Na duhet ndihma e të gjithëve për të kapërcyer këto ditë të vështira”, shkruan kryebashkiaku i Venecias, Luigiu Brugnaro, në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















