Kosova
Ky është numri i personave që humbën jetë në aksidente që nga paslufta në Kosovë
Si pasojë e aksidenteve në trafik, që nga mbarimi i luftës (1999-2019), në Kosovë kanë humbur jetën 2523 persona. Këto të dhëna janë publikuar nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor. Bazuar në numrin e viktimave, u tha se mesatarisht 122 persona llogaritet se vdesin në vit si pasojë e aksidenteve në trafik dhe qindra të tjerë marrin lëndime të rënda apo të lehta trupore.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, tha se këtë vit, me gjithë numrin e aksidenteve, viktima ka pasur më pak, krahasuar me vitet paraprake. Sipas tij, shkaktar të aksidenteve me fatalitet janë mos përshtatja e shpejtësisë në rrugë dhe mosrespektimi i ligjit dhe rregullave.
Krahas viktimave në njerëz, edhe dëmet materiale u tha se kapin shifra mjaftë të larta. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku tha se kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëmshpërblim që nga pas lufta. Ndërsa, vetëm më 2019, sipas tij, janë paguar më shumë se 22 milionë euro. Ndërkaq, rreth 40 milionë euro janë dëmet e këtyre kompanive nga veturat e paregjistruara të cilat qarkullojnë në trafik.
Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, autoritetet përgjegjëse thane se do të ndërmerren edhe nisma e aksione vetëdijesuese për qytetarët rreth trafikut dhe rëndësisë që ka respektimi i rregullave të përcaktuara me ligj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













