Kosova
500.000 euro për dreka, Haradinaj thotë se ka gabime
Nga këto shifra, i bie që në çdo ditë pune Haradinaj t’i ketë harxhuar rreth 1 mijë euro
Rreth gjysmë milioni euro ka harxhuar në dreka kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Në pasqyrat e harxhimeve të Zyrës së kryeministrit, që i janë prezantuar gazetës “Koha Ditore”, thuhet se 506 mijë e 779 euro është shuma që kreu në dorëheqje i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i ka harxhuar vetëm për dreka, raporton KTV.
Nga këto shifra, i bie që në çdo ditë pune Haradinaj t’i ketë harxhuar rreth 1 mijë euro.
Por, në dokumentet e paraqitura për sqarim nga Zyra e kryeministrit thuhet se vlera për dreka zyrtare përfshin vlerën që është shpenzuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit të Haradinajt, numri i të cilëve arrin në 41 zyrtarë.
Megjithatë, Haradinaj në “Interaktiv” nuk ka pranuar t’i ketë harxhuar këto para në dreka. Një faturë për drekë, të cilën e ka siguruar gazeta, kap vlerën e 262.88 eurove. Kjo faturë është paguar me kredit kartelë të kryeministrit Haradinaj dhe aty përfshihen edhe pije alkoolike dhe meze.
Por, Haradinaj përsëri ka mohuar të ketë paguar për këto me para të shtetit percjell Albinfo.ch.
Një tjetër faturë në restorantin “Ali’s Grill” në Vjenë, tregon se Haradinaj për një drekë kishte paguar 132 euro. Derisa në një pastiçeri pagoi 47 euro.
Një faturë tjetër tregon se Haradinaj ka paguar rreth 300 euro për një hamburger, mish pule e pije. Gjatë dy vjetëve të mandatit sa kishte Haradinaj si kryeministër, kishte paguar rreth 25 mijë euro për bileta të avionit, derisa mijëra euro të tjera ishin shpenzuar në akomodime.
Vetëm në një rast, Haradinaj kishte shpenzuar më shumë se 1.200 euro për akomodim dhe ushqim.
Qasja e pakufizuar në financat publike, ia ka mundësuar kryeministrit në dorëheqje që nga kredit kartela e tij t’i harxhojë rreth 14 mijë euro, derisa më shumë se 5 mijë euro i ka harxhuar vetëm në telefonata.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Debati për kondicionerët në Zvicër: Nga luks i panevojshëm në domosdoshmëri? Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për ftohje do të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme... -
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë
















