Kosova
Nesër, ditë zie në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, më 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet në vendimin e presidentit Thaçi.
Një tërmet prej 6.4 shkallësh të Richterit goditi Shqipërinë në orët e hershme të së martës.
Epiqendra u regjistrua rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej 20 kilometrash.
Tërmeti u pasua edhe me disa dridhje të tjera të tokës.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Deri më tash, autoritetet konfirmuan vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e mbi 600 të tjerëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












