Integrimi
Pajiset me Vizën C, pavarësisht borxheve ndaj shtetit
Ndryshe nga qëndrimi i Gjykatës Administrative të Kantonit të Cyrihut, Gjykata Federale mendon se pasja e një borxhi të tillë nuk është pengesë për pajisjen me vizën C, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një shkelje të qëllimshme
Zyra e Migracionit e Kantonit të Cyrihut është e detyruar t`ia ndajë lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C) një shtetasi të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka vendosur Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë, përkundër faktit se personi në fjalë i ka borxh shtetit një shumë prej 80 mijë frangash, ndërsa instancat më të ulëta gjyqësore kishin vendosur të mos ia jepnin këtë status qëndrimi.
Gjykata Federale e ka arsyetuar vendimin e saj, duke shkruar se personi në fjalë prej pesë vjetësh kishte bërë përpjekje për të shlyer borxhet, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga qëndrimi i Gjykatës Administrative të Kantonit të Cyrihut, Gjykata Federale mendon se pasja e një borxhi të tillë nuk është pengesë për pajisjen me vizën C, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një shkelje të qëllimshme të rendit juridik.
Personi në fjalë ksihte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Cyrihut. Dhe, Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, ka shkruar se ai nga viti 2013 deri në vitin 2018 kishte shlyer rreth 10.000 franga të borxhit prej 80 mijë frangash, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, në periudhën tetor 2018 – prill 2019 ai kishte shlyer edhe 10 mijë franga të tjera nga borxhi i përmendur.
Bazuar në të ardhurat e tij dhe të familjarëve, sipas gjyqtarëve të Lozanës, ka qenë e mundur një shlyerje më e shpejtë e borxhit. Por dështimi për ta bërë këtë nuk mund të konsiderohet si mosdashje e qëllimshme.
Gjykata Federale në vendimin e saj ka shtuar po ashtu se tri të katërtat e borxheve të personit në fjalë rridhnin nga një procedurë që kishte përfunduar 15 vjet më parë.
Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e shtetasit të Maqedonisë, me arsyetimin se shuma e tij mujore e ripagimit të borxhit që nga viti 2017 nuk ishte në përpjesëtim me gjendjen e tij financiare. Kështu që një shlyerje e plotë e borxhit nuk ishte e parashikueshme për një afat të gjatë, prandaj kjo përbën një kërcënim serioz për rendin publik. Ndërkaq, nëse ai bën përpjekje serioze për të paguar borxhin, dhënia e një leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Viza C) do të duhej të rishikohej, transmeton albinfo.ch. Për shkak se personi në fjalë ndonëse nuk ka vizë C, posedon vizüen B (që duhet të përtëritet për çdo vit) qëndrimi i tij në Zvicër nuk rrezikohet dhe procedura është adekuate.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












