Bota
Për herë të parë, Merkel viziton Aushvic-in
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton të premten ish-kampin nazist në Aushvic, për herë të parë në 14 vjetët e saj si kancelare.
Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë.
Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.
Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.
Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj.
65-vjeçarja premtoi gjithashtu “vendosmëri” nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjve të lulëzonte në Gjermani.
Merkel do të mbajë një minutë heshtje në “Murin e vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.
Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lulenë ish-kampin e afërt Birkenau.
“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale, të cilat janë të mbushura me urrejtje”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër