Bota
Kina tërhiqet nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara
Nga lufta tregtare në mes të dy vendeve më të forta ekonomikisht është larguar Kina.
Shteti aziatik duket se ka lëshuar pe nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar se ajo ka hequr disa tarifa të vendosura mbi mallrat amerikane.
Vendimi duhet të hyjë në fuqi sot.
Tarifat e hequra prekin misrin, grurin dhe disa pjesë të automjeteve. Të tjerat, për momentin do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Tarifat e reja amerikane për importet kineze duhet të hynin në fuqi të dielën.
Por, kjo masë është anuluar tani për tani.
“Ne do t’i fillojmë negociatat për marrëveshjen në fazën e dytë menjëherë, në vend se të presim deri pas zgjedhjeve të vitit 2020”, tha presidenti amerikan, Donald Trump. “Kjo është një marrëveshje e madhe për të gjithë”, shtoi ai.
Nëse tarifat e reja do të kishin hyrë në fuqi, atëherë mallrat e prodhuara nga Kina, siç janë: telefonat, rrobat dhe lodrat, do të ishin bërë më të shtrenjta për amerikanët pikërisht përpara festës së Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













