Bota
Hekurudhat gjermane kërkojnë 100 mijë punëtorë për pesë vjet
Paga vjetore e tyre do të shkonte deri në 50 mijë euro
Pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë më të madhe në Bashkim Evropian, Hekurudhat gjermane janë duke kërkuar të punësojnë punëtorë të rinj.
Sipas Bild, kompania do të zëvendësojë gjysmën prej 200 mijë punëtorëve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Arsyeja kryesore për përforcimin e personelit qëndron në faktin se shumë punëtorë aktualë do të dalin në pension dhe pagat në këtë sektor shkojnë nga 34 mijë deri në 52 mijë euro në vit, në varësi të pozitës dhe përvojës së punëtorëve.
Aktualisht, Hekurudhat gjermane janë në kërkim të makinistëve të trenave, si dhe personelit të shërbimit dhe teknologjisë informative, inxhinierëve të ndërtimit dhe inxhinierëve të energjisë elektrike.
Në këtë sektor, paga mesatare varet nga lloji i punës.
Kompania aktualisht punëson 500 profesione të ndryshme, përfshirë kuzhinierë, administratorë, inxhinierë dhe profesionistë të teknologjisë informative.
Drejtuesit e lokomotivave fitojnë mesatarisht 38 mijë euro, por pagat e tyre mund të arrijnë në 50 mijë euro.
Të ardhurat e përcjellësve ndryshojnë nga 34 mijë deri në 46 mijë euro në vit, ndërsa punëtorët e restoranteve hekurudhor fitojnë nga 33 mijë deri në 37 mijë euro në vit.
Punëtorët e shërbimit të klientit fitojnë të ardhura vjetore midis 34 mijë dhe 46 mijë euro, ndërsa këshilltarët e udhëtimit dhe shitësit e biletave mund të fitojnë deri në 39 mijë euro në vit.
Ndërtuesit e hekurudhave marrin mesatarisht deri në 42 mijë euro bruto dhe pagesa e tyre varet nga përvoja e punës dhe ata paguhen për pushime, të diela dhe ndërrime të natës, transmeton albinfo.ch.
Teknikët e kontrollit dhe sigurisë fitojnë, mesatarisht, pagën më të lartë vjetore, e cila mund të jetë deri në 52 mijë euro, me shpërndarës të ngarkuar me kontrollin hekurudhor, roli i të cilit është i krahasueshëm me kontrollorët e fluturimit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













