Kosova
Çfarë ndodh nëse VV-ja dështon ta formojë Qeverinë në tentimin e parë
Hasani ka sqaruar se partia që ka dalë e para në zgjedhje, në këtë rast Vetëvendosje, ka të drejt të propozoj edhe një kandidatë të dytë për kryeministër
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe nëse Vetëvendosje nuk mund të ndërtojë një koalicion qeverisës, Kushtetuta nuk e lejon që subjektet e tjera të bëhen bashkë e të ndërtojnë qeverinë.
Hasani ka thënë se disa kushtetuta të tjera, siç është ajo e Maqedonisë Veriore, e lejojnë që partitë e tjera, përjashtuar partinë e parë që ka dalë në zgjedhje, të formojnë qeverinë, por sipas tij, në Kosovë kjo nuk lejohet në bazë të Kushtetutës.
Ai ka thënë në Rtv Dukagjini se edhe nëse ekzistojnë nënshkrime për të formuar shumicën nga partitë e tjera jashtë Vetëvendosjes, “është paragjykim se ata do ta votojnë qeverinë dhe kryeministrin tjetër”.
“Ku e dimë ne nëse ata deputetë që nënshkruajnë, do ta votojnë shumicën tjetër”.
Hasani ka sqaruar se partia që ka dalë e para në zgjedhje, në këtë rast Vetëvendosje, ka të drejtë të propozojë edhe një kandidat të dytë për kryeministër nëse i pari dështon të marrë shumicën e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese që në kohën e VLAN-it rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit, thotë se nga viti 2014 gjithçka është e qartë kush e ndërton qeverinë dhe, sipas tij, më askush nuk ka provuar të veprojë ndryshe.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit














