Kosova
Shkrimtari serb: Serbët në Kosovë jetojnë më mirë se ata në Serbi
Dramaturgu dhe profesori i Fakultetit të Arteve të Dramës në Beograd, Nebojsha Romçeviq, ka deklaruar se nuk beson se Serbia ka pasur udhëheqës më të këqij në historinë e saj.
“Atë çfarë e kanë të përbashkët, e çka aspak nuk dyshoj, është likuidimi i Serbisë në kuptimin demografik, shpirtëror, ekonomik, politik, ekologjik dhe arsimor. Jam i bindur se serbët në Kosovë jetojnë më mirë sesa serbët në Serbi”, ka thënë Romiçeviq në një intervistë dhënë revistës serbe NIN, përcjell albinfo.ch.
Ai pretendon se për njëzet vjet, në këtë mënyrë Serbia nuk do të ekzistojë më.
“Kjo është pasojë e vetme e qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe”, ka thënë Romiçeviq.
Ai ka pretenduar se nuk di se a është e vetëdijshme prokurorja republikane, Zagorka Dolovac, çfarë është duke bërë me mosveprim.
“Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk janë të gatshëm ta zbatojnë ligjin, duhet të dinë se pikërisht ata janë ata të cilët po e shtyjnë këtë vend në luftë qytetare dhe zhdukje përfundimtare të Serbisë”, ka theksuar Romiçeviq.
Sipas tij, në një moment gjithçka do të jetë njësoj, sepse, ose do të ketë drejtësi, ose do të arrihet deri te drejtësia”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













