Lajme
Biznesmenë shqiptarë në Bavari dhurojnë mijëra euro për të prekurit nga tërmeti
Shuma prej 24 mijë euro u vë në dispozicion të shtetit shqiptar për viktimat dhe dëmet nga tërmeti në Shqipëri, nga një grup biznesmenësh i komunitetit të biznesit shqiptar në Bavari
Është bërë e ditur se një grup biznesmenësh i komunitetit të biznesit shqiptar në Bavari ka dorëzuar në Konsullatën e Shqipërisë në Mynih të Gjermanisë një kopje të konfirmimit bankar për shumën prej 24 mijë eurosh, vënë në dispozicion të shtetit shqiptar për viktimat dhe dëmet nga tërmeti në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se ky kontribut i shtohet listës së kontributeve financiare të akorduara gjatë kësaj kohe nga shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit në funksion të rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti në vendin tonë.
Kujtojmë se diaspora shqiptare, veçmas nga Gjermania e Zvicra, kanë kontribuar miliona euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI Humb drejtimin në Torre, vdes një adoleshent... -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027












