Lajme
Vritet krokodili pasi i kafshon dorën kujdestares së kopshtit zoologjik
Një kujdestare e kafshëve do të pastronte kafazin e krokodilit. Por kafsha agresive e ka kafshuar gruan në dorë
Një krokodil i një lloji të rrallë është qëlluar në kopshtin zoologjik të Cyrihut. Krokodili nga Filipinet kishte kafshuar kujdestaren e kafshëve dy ditë më parë. Sipas konceptit të urgjencës për raste të tilla, kopshti zoologjik i Cyrihut vendosi të vriste krokodilin, shkruan sda.ch.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje gjatë punës së pastrimit. Një kujdestare e kafshëve e kishte skajuar krokodilin në fjalën për të pastruar kafazin e tij, transmeton albinfo.ch. Por kafsha agresive e ka kafshuar gruan në dorë për arsye ende të pashpjegueshme.
Për më tepër, krokodili nuk ia ka lëshuar dorën kujdestares për disa minuta. Bazuar në konceptin e urgjencës për raste të tilla, kopshti zoologjik vendosi të qëllonte krokodilin.
Kujdestarja është dërguar në spital, ku ndërkohë është operuar. Ajo është ende në kujdesin spitalor. Sipas drejtorit të kopshtit zoologjik në largim, Alex Rübel, ajo është mirë, në raport me rrethanat.
Kafsha e vrarë ishte një specie e rrallë, përcjell albinfo.ch. Sipas kopshtit zoologjik, në kushte të jetës në natyrë kanë mbetur vetëm edhe 250 krokodilë të tillë të Filipineve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












