Lajme
Kush fiton më shumë, Xhaka apo Shaqiri?
Ata janë mes futbollistëve më të vlerësuar në kombëtaren zvicerane, janë mes personazheve më të dashur për tifozët, por së fundmi egoja e madhe dhe ambicia i kanë përplasur në një konflikt për shiritin e kapitenit. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë edhe mes lojtarëve më të paguar në federatën helvetike.
Granit Xhaka është i dyti në listën e prezantuar nga gazeta Blik. Mesfushori i Arsenalit paguhet 13.2 milionë Franga në vit, një kontratë e cila u negociua për shumë muaj me formacionin londinez.
Granit Xhaka lihet pas në listë nga Klint Kapela, basketbollisti i Hjuston Rokets që merr 15.2 milionë franga zvicerane falë akordit me gjigantët e NBA. Hokej dhe futbolli janë dy sportet që kanë më së shumti lojtarë, nga 4 gjithsej dhe basketbolli e tenisi kanë nga një përfaqësues.
Mesfushori i Liverpulit, Xherdan Shaqiri është i pesti në listën e sportistëve zviceranë më të vlerësuar financiarisht me 7.93 milionë franga të fituara gjatë këtij viti, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë Shitja e cigareve elektronike njëpërdorimëshe (pije të tymosura) është përsëri e ndaluar në kantonin e Gjenevës.... -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit
















