Lajme
Publikohet Fotografia Zyrtare për vitin 2020 e Qeverisë së Zvicrës
“Një mbledhje e mirë e Këshillit Federal është sikur një koncert i mirë. Secili jep më të mirën nga vetja”, citohet në një komunikatë të Kancelarisë Federale presidentja e re e Federatës së Zvicrës
Qeveria Federale e Zvicrës e ka publikuar sot fotografinë zyrtare tradicionale grupore të saj, një “ritual” ky që përsëritet në prag të çdo viti të ri. Kësaj radhe, fotografia është konceptuar në atë mënyrë që qeverinë e vendit e paraqet si një ansambël të muzikës kamertale (të dhomës), shkruajnë ost mediat zvicerane.
Më saktësisht: në foto duken ministret dhe ministrat federalë të ulur në një skenë koncertale, ndërsa në sfond të tyre duken instrumentet muzikore, transmeton albinfo.ch.
“Një mbledhje e mirë e Këshillit Federal është sikur një koncert i mirë. Secili jep më të mirën nga vetja”, citohet në një komunikatë të Kancelarisë Federale presidentja e re e Federatës së Zvicrës, ose shefja e Qeverisë për vitin në vijim, Simonetta Sommaruga.
Motivi i fotografisë së Qeverisë për vitin 2020 konsiston në ndërveprimin në politikë dhe në rëndësinë që ka kultura në një vend me diversitete siç është Zvicra, citohet Sommaruga më tutje.
Pjesë e kësaj fotografie, përveç shtatë ministrave (Qeverisë Federale) është edhe kancelari federal, i cili ushtron një post të natyrës administrative.
Porosia për këtë fotografi është dhënë nga presidentja e re dhe është shtypur në 60.000 kopje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














