Maqedonia
29 persona u trajtuan në spital në Maqedoninë e Veriut
Në Klinikën e Toksikologjisë mbrëmë janë shtruar 29 persona në gjendje të alkoolizuar, prej të cilëve më i riu ishte një 14-vjeçar, ndërsa më i moshuari 63 vjet.
Në Qendrën Klinike të Urgjencës janë kontrolluar 105 pacientë.
“Për fat të mirë, këtë vit nuk ka pasur mbidozim me substanca psikoaktive. Të gjithë pacientët pas qëndrimit disaorësh dhe trajtimit në klinikë, janë lëshuar në shtëpi”, deklaroi sot Dr. Irina Jurukov nga Klinika e Toksikologjisë.
Tek 14-vjeçari, siç tha dr. Jurukov, është konstatuar helmim i lehtë me alkool, i cili te të rinjtë mund të arrihet vetëm me një gotë alkool.
Drejtori i Qendrës Klinike të Urgjencës, Dr. Albert Lleshi, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në Urgjencë janë kontrolluar 105 pacientë, prej të cilëve 13 janë pranuar në Klinikat Kirurgjike, gjashtë kanë qenë me lëndime në aksidente trafiku, tre janë lënduar prej mjeteve piroteknike dhe një pacient është sjellë nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” me lëndime prej ndonjë sendi të fortë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Dr. Lleshi tha se mes pacientëve të lënduar ka prej të gjitha moshave. Ai shtoi se në krahasim me vitin paraprak numri i pacientëve të pranuar është shumë më i vogël.
Për pacientin që është sjellë nga SPQ “8 Shtatori” në Qendrën e Urgjencës rreth orës 18 në gjendje të alkoolizuar, dr. Lleshi tha se ka qenë i lënduar me send të fortë gjatë një grindje familjare.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?















