Kosova
Mbi 16 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia për tre vjet
Vetëm gjatë 2019-s, mbi 5.300 qytetarë kanë ndërmarrë këtë veprim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës tregojnë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia është moslejimi i dyshtetësisë në shtete të ndryshme, ku shumë kosovarë kanë migruar.
Në kohën kur nuk ka liberalizim të vizave, pritjet për pajisje me viza vazhdojnë të jenë të gjata.
I madh është edhe numri i kosovarëve që për arsye të ndryshme po largohen nga vendi. E disa nga ata që në kërkim të jetës më të mirë, veçse kanë lënë shtetin e tyre, po heqin dorë edhe nga shtetësia e Kosovës.
Rroksana Qarri, zyrtare për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, tregon për televizionin publik numrin e atyre gjatë tre vjetëve të fundit kanë kërkuar të lirohen nga shtetësia kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5350 persona, zakonisht janë shqiptarë ata që lirohen nga shtetësia. Gjatë vitit 2018 janë liruar 5463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5700 persona”, tha Qarri.
Të dhënat flasin se për tri vjet gjithsej 16 mijë e 513 kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës. Ky numër, nëse merret për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, është për 1,026 më i madh se numri i përgjithshëm i dy komunave të Kosovës, Hanit të Elezit, që në vitin 2011 kishte 9,403 banorë dhe Junikut, ku u regjistruan 6,084 shtetas. Zëdhënësja Qarri tregon arsyet kryesore që po i shtyjnë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia.
“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë se Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë te obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, tha Qarri.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme së Kosovës, numri i përgjithshëm i qytetarëve që aktualisht kanë shtetësi kosovare dhe janë gjallë, është 2 milionë e 458 mijë e 319 persona.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz












