Lajme
Trudeau: Tragjedia e avionit ukranias, goditje padashur me raketa në Teheran
Justin Trudeau bëri të ditur, se ka të dhëna për një goditje jo të qëllimshme të avionit në Teheran
Duket se avioni ukranias, Boeing 737 u rrëzua në Teheran dhe mund të jetë qëlluar nga raketa iraniane. Kryeministri kanadez, Trudeau bëri të ditur, se ka të dhëna për një goditje jo të qëllimshme të avionit në Teheran.
Ishte një pyetje, që u shtrua menjëherë pas rrëzimit të avionit në Iran: A kishin të bënin sulmet iraniane ndaj bazave amerikane në Irak me rrëzimin e avionit atë ditë? Dyshimet po shtohen: Qeveria kanadeze duket tani, se ka informacione, sipas të cilave, “avioni është goditur nga një raketë iraniane tokë-ajër”, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një fjalim televiziv. Ai iu referua “informacioneve nga burime të ndryshme, edhe nga aleatët tanë dhe shërbimet tona informative.” Një goditje e tillë mund të jetë kryer gabimisht.
Nga ana tjetër në Britaninë e Madhe, kryeministri britanik, Boris Johnson për shkak të të dhënave për goditje të avionit, kërkoi një hetim transparent dhe të gjithanshëm. Ai kërkoi nga të gjitha palët të punojnë për çtensionimin e gjendjes, transmeton DW.
Një avion i Lufthansës ndërkohë u kthye pas një orë fluturimi nga Frankfurti mbi Main me drejtim Teheranin. Këtë e bëri të ditur Lufthansa. Kthimi i LH600 ka të bëjë me “një vlerësim të ri të gjendjes së sigurisë për hapësirën ajrore rreth Teheranit.” Edhe fluturime të tjera të premten nga dhe për në Teheran janë anuluar nga shoqëria gjermane e fluturimeve. Koncerni po e verifikon gjendjen e sigurisë, thuhet.
Akuza iraniane
Avioni ukrainas me 176 pasagjerë në bord ishte nisur të mërkurën në mëngjes nga Teherani në Kiev, dhe u rrëzua pak pas startimit, menjëherë pasi Irani kishte sulmuar dy baza amerikane në Irak- 63 kanadezë ishin në bordin e këtij avioni.
Drejtuesi i autoritetit iranian të fluturimeve, Ali Abedsadeh tha se do të lejohen ekspertë nga SHBA, Kanadaja, Franca për të marrë pjesë në hetimet e arsyes së rrëzimit të avionit. Kutitë e zeza të avionit do të hetohen në Iran. Nëse kjo nuk është e mundur për arsye teknike, janë të mundura edhe hetimet jashtë. Abedsadeh është shprehur, se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike, për të zbardhur shkakun e rrëzimit të avionit. Për Abedsadeh është absurd pretendimi, se avioni është rrëzuar nga sistemet iraniane të raketave. Sipas tij, me gjasë amerikanët i kanë shpërndarë zëra të tillë, për të mos e prishur edhe më shumë imazhin e Boeing, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












