Lajme
Britani: I riu nga Kosova gjendet i vdekur në qelinë e tij në burg
The Guardian raporton se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin dhe se ka dyshime të mëdha
Është bërë e ditur se një shqiptar nga Kosova është gjendur i vdekur në një burg në Belmarsh të Britanisë. transmeton albinfo.ch.
I riu nga Kosova me inicialet L. S, 29 vjeçar, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër.
Sipas informacioneve nga mediat britaneike thuhet se ai është gjendur i vdekur në qelinë e tij, në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh.
Autoritetet britanike e kanë konsideruar si vetëvrasje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.
I riu jetonte në qytetin Harrow në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në një klub në lindje të Londrës.
Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.
Motra e e tij, D. S, i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin.
Po ashtu është bërë e ditur se, dy vite më parë kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.
Motra e tij kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në burg, pasi kishte folur më të për kushtet brenda burgut përfshirë rrezikun për jetë, duke thënë se po kërcënohet.
Nga ana tjetër Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”.
Duhet theksuar se lidhur me vrasjen, është folur edhe në Parlamentin britanik. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













