Bota
Irani pranoi goditjen „gabimisht“ të avionit
Si shkak për goditjen e avionit Boeing me 176 vetë në bord, televizioni shtetëror iranian përmendi „gabimin njerëzor“. Përgjegjësit do të dalin para drejtësisë, thuhet në Teheran.
Avioni ukrainas me pasagjerë startoi natën e së mërkurës nga aeroporti i kryeqytetit iranian, Teheran. para se të goditej me raketë.
Të 176 personat në bord humbën jetën. Televizioni shtetëror iranian deklaroi se avioni i rrëzuar ka fluturuar pranë një baze ushtarake të rëndësishme dhe u godit nga një raketë. Boeing 737 i shoqërisë ukrainase të fluturimit, UIA është ngatërruar me një „avion armik”.
Ushtria e ka qëlluar „pa qëllim” avionin, bëhet fjalë për një „gabim njerëzor”, ka thënë televizioni shtetëror, duke iu referuar një deklarate të ushtrisë iraniane. Përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Në të njëjtën kohë ushtria iraniane u shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave.
Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, shkroi në Twitter se vendi i tij shpreh keqardhje „shumë të thellë” për goditjen e avionit. Bëhet fjalë për një „tragjedi të madhe dhe një gabim të pafalshëm”. Kurse ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Xhavad Zarif, i kaloi një pjesë të fajit edhe Shteteve të Bashkuara. Ata janë përgjegjës për atmosferën e ndezur, që ka çuar tek ky gabim njerëzor, shkroi Zarif në Twitter. Më parë, megjithë dyshimet e shprehura nga disa krerë qeverish e shtetesh ditët e fundit se avioni u qëllua nga një raketë, Teherani e kishte hedhur poshtë këtë në mënyrë kategorike. Irani bënte fjalë për një gabim teknik.
Ekspertë iranianë dhe ukrainas hetojnë
Të premten filluan hetimet për shkakun e katastrofës së fluturimit PS572. Ekspertë iranianë dhe ukrainas filluan punën në një laborator të aeroportit Mehrabad në Teheran. Qëllimi ka qenë vlerësimi i regjistrimeve në kutitë e zeza të dëmtuara dhe zhurmave në kabinën e pilotit. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Ali Rabiei, Irani ka ftuar edhe Boeing të marrë pjesë në hetime. Autoriteti i fluturimeve në Europë, EASA ka rekomanduar mënjanimin e fluturimeve mbi Iran. Lufthansa i ndërpreu fluturimet në Teheran deri në 20 janar.
Shumica e pasagjerëve që humbën jetën në rrëzimin e avionit ukrainas ishin iranianë, kanadezë me origjinë iraniane, që përmes Ukrainës do të vazhdonin fluturimin në Kanada. Pak orë pas goditjes së avionit, Gardat e Revolucionit në Iran kishin goditur me raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak. Sulmi u konsiderua si hakmarrje për vrasjen e organizuar me dron të gjeneralit të njohur iranian, Khasem Soleimani më 3 janar në kryeqytetin irakian, Bagdad.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Cilat vende janë prekur më shumë nga kriza në Lindjen e Mesme Vendet aziatike varen kryesisht nga ngarkesat e energjisë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila... -
Hekurudhat Federale Zvicerane raportojnë numër rekord pasagjerësh në vitin 2025 -
“E qeshura e saj preku shumë njerëz”: Moderatorja Lara vdiq në zjarrin e autobusit -
Autoritetet e Kosovës nderojnë me pjesëmarrje manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
Zvicra dhe Gjermania mbyllin ambasadat në Iran
















