Kosova
Kryesimi i Këshillit të BE-së nga Kroacia, drejt liberalizimit për Kosovën
Pas marrjes së mandatit në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, Kroacia mund të përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ani pse nuk e ka të përcaktuar në programin e qeverisjes.
Kjo po vlerësohet si hap i madh për Kosovën që Kroacia ta përdorë pozitën e saj për të hequr paragjykimet e vendeve anëtare si dhe të shtyjë proceset e tjera të Kosovës drejt BE-së.
Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, tha për Ekonomia Online se Kroacia mund të bëjë lëvizje në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Por, siç thotë ai, liberalizimi i vizave është i lidhur me çështje të brendshme të vendit. Andaj Kroacia vetëm mund t’i shtyjë disa procese përpara apo edhe ta vendosë në agjendë.
“Nuk mund të pritet mrekulli, por vetëm lëvizje pozitive në drejtim të liberalizimit të vizave, pasi që është e ndërlidhur me çështje të brendshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe rinisjen e Dialogut me Serbinë, e cila nuk mund të ndodhë pa formimin e institucioneve të reja. Kryesimi nga Kroacia mund t’i ndihmojë Kosovës që t’i shtyjë disa çështje përpara për t’i futur në agjendë, por nuk e ka fuqinë e mjaftueshme për t’i quar gjërat përpara pavarësisht vullnetit të saj”, tha ai.
Paçarizi thotë se qeveria e re duhet të punojë në dialogun me Serbinë dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Luftimi i krimit dhe i korrupsionit që është një kusht i përhershëm që nga fillimi për liberalizimin e vizave. Është një kusht që nuk ka parametra të qartë që mund të matet, por është diçka që shkon në vazhdimësi. Kosova sa do që ka bërë përparime, mendoj se nuk janë të mjaftueshme për t’i bindur vendet e BE-së që janë pjekur kushtet për liberalizimin e vizave. Dialogu me Serbinë do të jetë një prej çështjeve të rëndësishme të BE-së, i cili do të luajë me kartën e shkopit dhe karotës në raport me Kosovën dhe Serbinë, e cila është shumë përpara në procesin e integrimit në mënyrë që Kosovës t’i miratohet liberalizimi i vizave si shpërblim për heqjen e taksës, për çështje konstruktive me Serbinë e njëjta do të kërkohet edhe nga Serbia”.
Kurse analisti politik, Faton Abdullahu, deklaroi se vendi nuk duhet të zvarritet nga mosformimi i qeverisë, por duhet të shfrytëzohet pozita e Kroacisë në BE.
Abdullahu theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë si në procesin e liberalizimit të vizave edhe në procese të tjera, andaj thotë ai se çdo ditë e humbur është dëm për vendin. Gjithashtu ai tha se Administrata në Bruksel është komplekse por Kroacia mund të bëjë shumë në përshpejtimin e krijimit të atmosferës politike.
Nga 1 janari e deri më 30 qershor Kroacia do ta ketë Presidencën e Këshillit të BE-së. Në këtë funksion Kroacia do të ketë rol kyç në përcaktimin e punës dhe agjendës së BE-së mes 28 vendeve anëtare, shkruan EO, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale