Bota
SHBA: Çdo shtëpi me veturë elektrike
Pothuajse 80% e tyre do të jenë në ndërtesa banimi të vetme
Këshilli i Kodit Ndërkombëtar (ICC) ka miratuar disa ndryshime në standardet e ndërtimit që shikojnë një botë në të cilën çdo shtëpi ka të paktën një veturë elektrike.
Ky është një ndryshim i madh për shtëpitë në SHBA të cilat zakonisht janë të ndërtuara me instalime elektrike vetëm për disa priza në garazh, zakonisht mjaftueshëm për një makineri larëse dhe tharëse.
ICC citon hulumtime që tregojnë se SHBA do të kenë nevojë për 9,6 milionë porta të reja të ngarkimit të automjeteve elektrike deri në vitin 2030.
Pothuajse 80% e tyre do të jenë në ndërtesa banimi të vetme, transmeton Scan.
Gjithashtu ka dhe një përfitim monetar përsa i përket ndërtesave të reja pasi një mbushje elektrike do të kushtojë rreth 900 dollarë krahasuar me 3500 dollarë që kushton në ndërtesat aktuale, përcjell albinfo.ch.
Kodet nga ICC, një shoqatë tregtare jofitimprurëse me 64,00 anëtarë, përfshirë agjensitë qeveritare dhe firmat e ndërtimit, janë në përdorim nga të gjitha shtetet e SHBA-së, si dhe juridiksionet në të gjithë botën.
Dispozitat e reja të gatshme do të shfaqen këtë tetor si pjesë e Kodeve Ndërkombëtare të 2021. Shtetet ose bashkitë zakonisht marrin të paktën gjashtë muaj duke vendosur nëse do të miratojnë standardet e fundit.
Ekspertët mendojnë se standardet e reja ka të ngjarë të merren shpejt pasi kërkesa e pronarëve të shtëpive është e lartë, dhe kostoja është relativisht e ulët dhe mendohet se të paktën gjysma e shteteve në vend do të miratojnë këto dispozita të reja kombëtare.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













