E-Diaspora
I hiqet dënimi për vrasje shtetasit të Maqedonisë, dënohet kosovari
Gjykata Kantonale ka dënuar kosovarin 33 vjeçar me burg prej shtatë vjet dhe dy muaj për vrasje dhe sulm eventual me dashje
Në vitin 2009, një brazilian u vra nga goditja me thikë në Hohenrain, Kantoni i Lucernit. Gjykata penale ishte e bindur se fajtor ishte një 38-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë. Mirëpo Gjykata Kantonale e sheh ndryshe këtë problem, shkruan zentralplus.ch.
Të rinjtë kishin festuar gjithë natën në Hochdorf, në gusht të vitit 2009. Ndërsa njëri prej tyre, një brazilian, 24-vjeçar, u godit me thikë në zemër në rrugë të hapur.
Hetimet rreth rastit ishin bllokuar për një kohë të gjatë, por në fund, tre burra u akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj viktimës dhe tre miqve të tij.
Përveç një 38-vjeçari me shtetësi të Maqedonisë, është edhe një kosovar 33-vjeçar, dhe kosovari tjetër, 28-vjeçar që gjithashtu duhet të përgjigjen para Gjykatës Kantonale të Luzernit, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, të tre ishin aty kur u sulmuan tre brazilianët.
Të akuzuarit, përveç grushtimeve dhe shkelmave, kanë përdorur edhe çekan dhe piper spray. Bazuar në provat në dispozicion, është e qartë se njëri nga tre të dyshuarit ka goditur me thikë viktimën gjatë sulmit. Pyetja që Gjykata Kantonale duhej t`i përgjigjej ishte: Cili nga të tre e kishte thikën?
Sipas gjykimit, 28-vjeçari kosovar është jashtë diskutimit, duke marrë parasysh deklaratat e të gjithë atyre që janë të përfshirë, përcjell albinfo.ch. Ai ishte përqendruar gjatë gjithë zënkës te njëri nga shokët e brazilianit të vrarë.
Në kundërshtim me gjetjet e Gjykatës Penale (shkalla paraprake), 38-vjeçari nga Maqedonia tani nuk konsiderohet si kryerës nga pikëpamja e gjykatës kantonale. Bazuar në përshkrimin e rrjedhës së sulmit, ai së bashku me 28-vjeçarin kosovar kishte qëndruar me shokun e viktimës deri në përfundim të mosmarrëveshjes.
Fakti që 38-vjeçari nga Maqedonia mbante një thikë në mbrëmjen e incidentit në festivalin në Hochdorf nuk sjell në përfundimin se ajo thikë ishte arma e vrasjes dhe as se ai ka qenë përdoruesi i thikës për vrasjen që ka ndodhur.
Fakti që shtetasi i Maqedonisë ka prerë flokët e tij të gjatë menjëherë pas krimit, sipas gjykatës kantonale, është i dyshimtë, transmeton albinfo.ch. Por, sidoqoftë, ai është vetëm një tregues i thjeshtë, ndërsa autorësia e vrasjes nga ai nuk është e vërtetuar.
Gjykata Kantonale është e bindur se fajtor ishte 33-vjeçari kosovar, sepse atë e kishte akuzuar më 10 gusht 2009 si fajtor bashkatdhetari i tij 28-vjeçar. Shtetasi i Maqedonisë e kishte quajtur gjithashtu atë më herët si një dhunues. Kjo, megjithëse në thelb ai, faktet lidhur me këtë pohim i ka përshkruar në marrëveshje me të riun kosovar.
Por “Gjykata kantonale nuk supozon që këta të dy kishin rënë dakord në atë kohë. Nga ana tjetër, rrjedha e ngjarjeve të përshkruara nga 33-vjeçari kosovar është kontradiktore për pika të ndryshme dhe kundërshtohet nga deklaratat e pjesëmarrësve të tjerë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kantonale.
Ai ishte i vetmi për të cilin ishte e paqartë se ku kishte qenë në fund të zënkës. Vetëm ai pati mundësinë për të kryer goditje me thikë fatale, duke marrë parasysh rrethanat. Dhe, në fund, kur atij iu tha në vendin e punës se policia do të paraqitej dhe do ta merrte në pyetje lidhur me këtë rast, ai vendosi të ikte në Kosovë.
Kjo, për Gjykatën Kantonale kuptohet si dëshmi se 33-vjeçari kosovar ka përdorur thikën fatale, duke e tundur dhe përfundimisht duke i dhënë goditjen vdekjeprurëse brazilianit 24-vjeçar.
Për këtë arsye Gjykata Kantonale ka dënuar 33-vjeçarin me burg prej shtatë vjet dhe dy muaj për vrasje dhe sulm eventual me dashje. Vendimi i fajit i Gjykatës Penale kundër shtetasit të Maqedonisë për vrasje me dashje është lënë anash. Ai dhe 28-vjeçari kosovar dënohen me nga 3 vjet e 3 muaj burgim për pjesëmarrjen në sulm.
Aktgjykimi aktual nuk është i formës së prerë. Ai mund të kundërshtohet në Gjykatën Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












